13.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDisfata e Rusisë, çfarë tregojnë imazhet e tankëve të shkatërruar në Ukrainë

Disfata e Rusisë, çfarë tregojnë imazhet e tankëve të shkatërruar në Ukrainë

Një ndër elementët më të rëndësishëm të ushtrive në fushë betejë janë kamionët që transportojnë ushtarët dhe furnizojnë mjetet e luftës me karburant, predha dhe materiale të tjera.

Dhe pikërisht ky duket se është problemi me të cilin po përballet ushtria ruse gjatë pushtimit të Ukrainës, sipas ekspertëve që analizojnë imazhet nga fushëbeteja.

Teksa forcat ruse po tërhiqen nga zonat afër Kievit për t’u përqëndruar në Donbas, fotografitë e kamionëve rusë të dëmtuar, thonë ata, tregojnë problemet logjistike të Moskës.

Fakti që në luftë janë dërguar rekrutë përveç ushtarëve profesionistë dhe po përdoren automjete civile e bën Rusinë të jetë në disavantazh. Distancat e mëdha që duhet të bëjnë mjetet për të sjellë furnizimet por dhe vetë rezistenca e Ukrainës, që ndër të tjera ka treguar aftësi taktike, po e pengon Rusinë, thonë ekspertët për BBC.

Gjithçka që i duhet një ushtrie për të bërë punën e saj vjen nga një kamion. Arma nuk është tanku, por  predha që lëshon tanku. Ajo predhë vjen në fushëbetejë me një kamion”, thotë Trent Telenko. Bashkuara

Ushqimi, karburanti, furnizimet mjekësore dhe madje vetë ushtarët, mbështetet në linjat e furnizimit logjistik të varura shumë nga kamionët, thotë ai. Dhe është e qartë që ka një problem me këta linja furnizimi, sipas Telenkos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments