15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeDimër në pranverë, bora mbulon Kosovën

Dimër në pranverë, bora mbulon Kosovën

Mot i paqëndrueshëm, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve po mbretëron në ditët e para të stinës së pranverës.

Në një përpjekje për të përshëndetur stinën e re, pranvera na surprizon me të ftohtë.

Sipas disa videove dhe fotografive që kanë dërguar qytetarët, shihet që bora ka mbuluar disa vende të Kosovës.

Kjo ishte paralajmëruar edhe nga meteorologët. Por pas kalimit të frontit reshjet pushojnë paraditën e së hënës.

Ditëve vijuese do të ketë edhe intervale me diell dhe vransira, që edhe mund të shoqërohen me reshjet të pakta shiu, kryesisht ditën e martë dhe enjte.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 18C të mërkurën, por se zbresin lehtë ditën e enjtë.

Nga dita e premte dhe fundjava shënojnë rritje edhe mbi 20C, deri në 23C e 24C. Minimalet zbresin të martën në -1C, e më pas rriten deri në 6C e 7C.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments