14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajme‘Dimër i vështirë’, Rama paralajmron krizën e radhës/ Shkurtimi i orëve të...

‘Dimër i vështirë’, Rama paralajmron krizën e radhës/ Shkurtimi i orëve të furnizimit me energji..

Kriza energjetike ishte një ndër temat kryesore që Kryeministri Edi Rama trajtoi disa herë në takimin dy ditor me kryetarët e bashkive në Pogradec.

Disa herë për dy ditë rresht ka sjellë shembullin e Gjermanisë duke zbuluar se dhe qeveria e tij ka një plan emergjence  ku parashikohet dhe shkurtime të orëve të furnizimit me energji.

Edi Rama: Kur Gjermania heqë ujin e ngrohtë dhe ka hyrë gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe për tu mbrojtur përfytyro vendet e tjera. Flasin deri për shkurtime tërësore të orëve të furnizimit me energji. Ne e kemi bërë këtë plan por është plan emergjence. Nuk është sot.

Ai ka sjellë dhe dy shembuj, të tijin si kursimtar që gjëmon çelësat nëpër kryeministri dhe të pronarit të hotelit si shpërdorues.Edi Rama: Po që nga bashkitë. I keni parë shpenzimet e energjisë elektrike nëpër bashki? Shikojini.  S’po them bëni si unë që i gjëmoj atyre çelësave për t’i mbyllur ditën nëpër kryeministri  edhe kur nuk ka krizë energjitike, por po them që disa gjëra duhet të bëhen dhe kjo kulturë ose ky mentalitet i të jetuarit në një kohë të vështirë, për gjithë botën jo vetëm për ne, duhet të kultivohet pak në këtë fazë që të bëjmë ca mundemi. Jo se duke mbyllur dritat nëpër institucione ka ndonjë ndikim fatal në konsumin e përgjithshëm, por ata që janë në institucione dhe që ju shikojnë ju që kërkoni që të mos harxhohen dritat kot, janë familjarë që shkojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe ky zinxhir vetëdije duhet të forcohet.

Njerëzit duhet të kuptojnë që të nisin të kursejnë. Më gjeni arsyen përse dritat janë të ndezura në këtë hotel, sepse pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po ti vinte fatura e merituar edhe librat do i lexonte me neonin e darkës. Po e bëj këtë fjalë dhe për ju që dhe ju të përfshiheni në këtë.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments