15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeDIKUSH PO E NDJEK NGA PAS, PENDAROVSKI E PARAQET RASTIN NË POLICI

DIKUSH PO E NDJEK NGA PAS, PENDAROVSKI E PARAQET RASTIN NË POLICI

Kandidati për president Stevo Pendarovski para disa ditëve në emisionin Click Plus deklaroi se dikush atë po e ndjek dhe po e incizon gjatë gjithë kohës. Е këtë rast ai e ka paraqitur në organet kompetente.

“Përshtypja ime është se po, andaj edhe e paraqita, dua organ kompetent të më tregoj nëse ajo është e vërtetë dhe kuptohet, të shihet nëse jam vet unë cak i ndjekjeve. U rekomandoj tek ajo që tha Spasovski si përgjigje në pyetje të deputetëve, ku tregon edhe partinë edhe emra dhe mbiemra të cilët eventualisht janë të involvuar’’, deklaroi kandidati për president Stevo Pendarovski.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski e konfirmoi një gjë të tillë duke theksuar se në rrjetin social  Tuitter janë publikuar dy video incizime të paautorizuara, dhe se hetimet vazhdojnë për të zbuluar se kujt i takon ai profil.

“Dje pasdite erdhi paraqitja se ka dy incizime të paautorizuara që janë publikuar në Tëitter. Njësia për krim kompjuterik dhe ekonomik ka ndërmarrë masa dhe do të shohim se i kujt është ai profil në Tëitter dhe pas saj të vazhdojmë me hetimin’’, theksoi Oliver Spasovski Ministër i Punëve të Brendshme.

Zëdhënësi i opozitares Naum Stoillovski tha se tre ditë kaluan dhe nuk dimë nëse MPB-ja është e aftë që të zbuloj kush po e ndjek Pendarovskin.

“Kaluan tre ditë dhe opinioni publik ende nuk ka përgjigje nëse shërbimet e huaja po ndjekin kandidatët për president, ose ndoshta ato janë vetëm në kokën e kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski. Tre ditë kaluan dhe nuk e dimë nëse MPB është e aftë t’i zbuloj shërbimet e huaja ose MPB është në bashkëpunim me shërbimet e huaja të cilat gjoja ndjekin Stevo Pendarovskin’’, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillovski.

Stoillkovski gjithashtu pyeti Spasovskin se a janë të sigurt kandidatët për president dha a garanton ai ambient të sigurt për garë presidenciale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments