13.7 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeDhuna në familje/Në Pollog 106 gra kanë paraqitur dhunë, por janë ankuar...

Dhuna në familje/Në Pollog 106 gra kanë paraqitur dhunë, por janë ankuar edhe burrat

Dhuna në familje në rajonin Pollogut edhe pse ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2022, në vitin 2023 janë regjistruar 132 vepra penale, nga të cilët 72 janë në Tetovë dhe 60 në Gostivar. Nga të dhënat të marra nga SPB Tetovë, thuhet se për këto vepra janë ngritur 113 kallëzime penale, ndërsa në mesin e personave që kanë denoncuar dhunë në familje në Tetovë, 24 prej tyre janë burra.

“Në mesin e autorëve, janë më të shumtë meshkujt (122), kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë, baballarë, djem e të tjerë, si dhe janë regjistruar 9 dhunuese femra të këtij lloji dhune. Numri i “viktimave” të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të cilat 106 ishin gra (bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra), si dhe 24 burra, kryesisht baballarë dhe djem”, thonë nga SPB Tetovë .

Edhe nga Qendra për punë dhe politikë sociale thonë se jo vetëm gratë janë viktimë të dhunës në familje.

“Pa dyshim se nuk kemi vetëm gra, kemi edhe meshkuj të cilët paraqesin dhunë në familje, por nuk do të thotë se viktima duhet ta përjetojë nga partneri, kjo vlen edhe për gra dhe meshkuj. Në tre mujorin e fundit në qendrën për punë sociale në Tetovë nga tetori deri në dhjetor kemi riregjistruar 24 raste të dhunës në familje, 22 gra edhe 2 meshkuj”, deklaroi Nebahat Imeri- psikologe.

Psigologia Imeri nga Qendra për punë edhe politikë sociale, thotë se njësia rajonale Tetovë ofron ndihmë juridike për të gjithë personat që janë pjesë e dhunës në familje.

“Qendra për punë sociale i jep shërbime viktimës, në stacion policor, në spital, shoqërim të viktimës deri në strehimore kur i rrezikohet siguria e jetës, apo trupit të sajë, varësisht nga vlerësimi i ekipit i cili intervenon deri në strehim të gruas”, tha Nebahat Imeri- psikologe.

Dhunë në familje në të shumtën e rasteve edhe nuk denoncohet. Në bazë të të dhëna të marra, çrregullimet nervore, alkooli dhe droga dhe veset e këqija, janë disa nga shkaktarët më të shpeshtë për dhunën në familje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments