17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeDeri në orën 15, te KShZ kanë mbërritur të dhënat për daljen...

Deri në orën 15, te KShZ kanë mbërritur të dhënat për daljen në votime nga 2110 vendvotime, kanë votuar 35.89%.

Deri në orën 15, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë mbërritur të dhënat për daljen në votime nga 2110 vendvotime. Nga gjithsej 1.092 341 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 392 066, respektivisht 35.89%.

Sipas të dhënave të deritanishme lidhur me daljen, dalje më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69%, ndërsa dalje më e ulët në Qendër Zhupë, 13,11%. Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha vendvotimet.

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 233 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit. Prej tyre, 38 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 21 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 22 kundërshtime janë refuzuar. Kundërshtimet e mbetura janë duke u përpunuar.

Në faqen rezultati.sec.mk mund të ndiqni drejtpërdrejt daljen e votuesve, në total dhe sipas komunave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments