9.1 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeDërgesa prej 500.000 vaksinave nga “Sinovak” pritet gjatë shtatë ditëve të ardhshme.Punkt...

Dërgesa prej 500.000 vaksinave nga “Sinovak” pritet gjatë shtatë ditëve të ardhshme.Punkt vaksinimi edhe në Sërbi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se dje nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës ishte paralajmëruar se gjatë shtatë ditëve të ardhshme duhet të arrijnë 500.000 vaksina “Siniovak”.

“Çdo të hëne arrin dërgesë e vaksinave ‘Fajzer’ dhe kjo është në përputhje me marrëveshjen tonë bilaterale, e plotësuar me sasinë e cila vjen përmes sistemit për solidaritet të vendeve anëtare të BE-së, ato janë rreth 10.000 vaksina. Sipas gjitha gjasave edhe gjatë javëve të ardhshme do të jetë ajo sasi. Në mënyrë shtesë, në qershor duhet të arrijnë rreth 100.000 vaksina përmes mekanizimit KOVAKS. Ende nuk kemi datë të saktë dhe dinamikë të arritjes së vaksinave. Për vaksinat ruse ende nuk kemi informacione se kur duhet t’i presim”, njoftoi Filipçe.

Për numrin më të madh të qytetarëve të cilët duhet të rivaksinohen prej 17 deri 20 qershor në Serbi, Filipçe tha se ka biseduar me homologun e tij serb Lonçar, për ata të organizohet pikë vaksinimi, e cila do të ishte më afër kufirit, në Vranje ose në Nish.

Ka disponim nga pala serbe që kjo të organizohet dhe kjo është në drejtim të marrëdhënieve tona të mira fqinjësore”, tha Filipçe.

Ai informoi se në ueb-faqen për rivaksinim në shtete të tjera janë regjistruar rreth 1.000 qytetarë tanë.

Ministri i Shëndetësisë potencoi se nuk ekziston ndonjë qytetar në shtet të cilit nuk i është siguruar edhe vaksina e dytë.

“Si vjen cilado sasi e vaksinave gjysma planifikohet për dozën e parë, ndërsa pjesa tjetër për dozën e dytë. Ai proces aspak nuk është vënë në pikëpyetje, duke i pasur parasysh të gjitha shtyrjet sipas paralajmërimeve se vaksinat do të arrijnë në një periudhë të caktuar kohore”, deklaroi Filipçe pas vizitës së sotme në Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments