8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeDeputeti i VV-së, Liburn Aliu/ Serbia nuk ka mundur t’i ndalë Hashim...

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu/ Serbia nuk ka mundur t’i ndalë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, pasi këta nuk kanë qenë në vijat e frontit të luftës.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, ka thënë se Serbia nuk ka mundur t’i ndalë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, pasi këta nuk kanë qenë në vijat e frontit të luftës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kryetari i PDK’së, Kadri Vesel dhe Presidenti Hashim Thaçi kanë qëndruar ‘skejeve’ në luftë.

“Shumë shqiptarë, Serbia njëmend nuk ka mundur t’i ndali, prandaj jemi çliruar, prandaj janë edhe dëshmorët, ndërsa disa të tjerë nuk ka pasur se si t’i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin “larg vijave të frontit”., ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Aliut:

Krahasimi i Xhelal Sveçlës, ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me Serbinë, nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, flet shumë për z. Veseli dhe rehabilitimin që Presidenti Thaçi ia kanë bërë Serbisë sistematikisht tash e 20 vjet.
Shumë shqiptarë, Serbia njëmend nuk ka mundur t’i ndali, prandaj jemi çliruar, prandaj janë edhe dëshmorët, ndërsa disa të tjerë nuk ka pasur se si t’i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin “larg vijave të frontit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments