Deputeti Elmi Aziri- ASH-AAA / Pengesa e propozim ligjit për shtetësi është politike, jo juridike

29

Bllokimi i ligjit për shtetësi sipas deputetit Elmi Aziri, është një vendim politik dhe jo juridik. Sipas tij janë demagogji deklaratat e palës tjetër për zgjidhje të problemit me shtetësinë. Ai tha se sikur pala tjetër përfshi partitë në pushtet dhe opozitën maqedonase, të kishin vullnet për zgjidhjen e kësaj çështje, këto qytetarë që moti do të ishin pajisur me shtetësi.

Trajtimi ose pengesat e këtij ligji janë politike, nuk janë juridike. Respektivisht gatishmëria për mos me e trajtu ligjin është vendim politik. Ne nuk kemi thënë apriori që të gjitha amendamentet që kemi propozuar, se janë më të mirat në rruzullin tokësor dhe patjetër duhet si të tilla të pranohen. E para diskutimet këtu se ky ligj duhet të rregullohet dhe se edhe ato janë bashkëqytetar tonë janë demagogji, nuk janë të sinqerta. Se po të kishin pas këtë trajtim ato qytetarë, kjo çështje do të ishte zgjidhë… Në mes asaj që e dëgjoj dhe asaj që e shoh unë u jap përparësi syve, unë i besoj më tepër asaj që e shohë, në rastin konkret. Ne po shohim një propozim refuzues kategorik të shumicës dhe po shofim 600 amendamente për ta blloku procesimin e ligjit për ta blloku diskutimin në komision të këtij Ligji”, tha Aziri