6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTv 21.tv / Skandal plagjiaturash në Universitetin e Tetovës, konstatoi revista “Veritas”

Tv 21.tv / Skandal plagjiaturash në Universitetin e Tetovës, konstatoi revista “Veritas”

Vepra shkencore por që kanë rezultuar plagjiat, ka konstatuar revista hulumtuese “Veritar” nga shumë profesorë të Universitetit të Tetovës.

Nexhbedin Beadini, Sheqibe Beadini, Albulena Beadini, Emira Bexheti, Mirlind Bexheti, Destan Halidi, Ekrem Ismani janë disa nga emrat që ligjërojnë në UT e që veprat e tyre sipas “Veritas” nuk janë origjinale.Lista ka prekur më së shumti profesorët e drejtimit të mjekësisë, megjithatë në detaje janë regjistruar pjesët e veprave shkencore të profesorëve të UT-së

Raporti është rezultat i punës hulumtuese të bërë gjatë periudhës kohore janar – qershor 2020, ku hulumtuesit e NIRCAU-t shqyrtuan materialet e publikuara nga stafi akademik në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Janë hulumtuar edhe dokumente dhe materiale të tjera për pjesën tjetër të stafit akademik të cilat do të publikohen në numrat e ardhshëm të revistës”, thuhet në hyrjen e hulumtimit të “Veritas”, transmeton TV21.

Ndërkaq, për plagjiaturën revista ka zgjedhur t’i drejtohet studentëve. U thotë troç, se “profesorët e tyre vjedhin”.

“Po e themi troç! Profesorët e juaj vjedhin, vjedhin shumë, por jo vetëm profesorët, të gjithë vjedhin ngaqë asgjë nuk vjen nga asgjëja. Hajdutët e arsimit gabojnë kur nuk i theksojnë referencat ose nuk i qesin në dritë burimet. A mbetet ende diçka origjinale e pa krijuar? Çdo gjë që duhet krijuar, deri më tash është krijuar, ka shumë që nuk e kanë dëgjuar, ajo krijohet përsëri. Pastaj, ajo ngjanë dhe s’mund t’i shmangemi ndikimit dhe të jemi krejtësisht origjinal. Si mund të jetë njeriu një shkenctar i ri dhe forcë e re?”, thuhet mes të tjerash në parathënien e hulumitmit.

Hulumtimin e plotë mund ta gjeni: KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments