11.1 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeDeputeti Asllan Dogjani dridhi Kuvendin e Shqipërisë: “Jam i pari që marr...

Deputeti Asllan Dogjani dridhi Kuvendin e Shqipërisë: “Jam i pari që marr armën, i gatshëm të luftoj për Kosovën”

Gjatë seancës plenare në Kuvendin Shqipërisë ka pasur tensione për ngjarjet e fundit në Kosovë, respektivisht, kidnapimin e tre policëve nga forcat speciale serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Në lidhje më këtë deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka kërkuar fjalën për procedurë që Shqipëria të mbajë qëndrim për ngjarjet në Kosovë.

“Ma jep fjalën për procedurë. unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar. Janë marrë tre policë peng nga Serbia. Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim”, ka thënë Dogjani teksa kërkonte të drejtën e fjalës me ngulm nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, shkruan Top Channel.

Dogjani është shprehur se është i gatshëm të luftojë për Kosovën, duke theksuar se është i pari që merr armët për Kosovën, pasi sipas tij qytetarët e Kosovës po sulmohen sërish nga Serbia.

“Po qe se është nevoja për të marrë armët për të shkuar e për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po, unë jam i pari që i marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët për luftën për çlirimin e Kosovës, ku janë vrarë disa të rinj kuksianë për çlirimin e saj. Kemi pritur 500 mijë qytetarë të Kosovës që u përzunë nga Millosheviç dhe Vuçiç, që sot po i sulmon sërish shqiptarët në Kosovë. Po, unë marr armën edhe të luftoj për Kosovën”- tha ai.

Edhe deputeti Tomorr Alizoti propozoi futjen në rendin e ditës diskutimin për tensionet në veri të Kosovës, pasi sipas tij, kriza mund të përshkallëzohet.

“Sot parlamenti duhet të diskutojë rreth Kosovës. Përpara se të diskutojmë temat që kanë rëndësinë e tyre, por e rëndësishme është kriza në Kosovës që mund të agravojë. Duhet ta kishim rend dite, nuk mund ta anashkalojmë në këtë mënyrë, merreni seriozisht këtë. Kriza po degradim, ky është sugjerimi im dhe ju lutem kolegëve ta merrni parasysh”, ka thënë Alizoti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments