11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeDeklarata e Albin Kurtit për demarkacionin nxit reagim, Krivokapiq: Provokim dhe aspirata...

Deklarata e Albin Kurtit për demarkacionin nxit reagim, Krivokapiq: Provokim dhe aspirata për ta cenuar integritetin e Malit të Zi

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se Qeveria paraprake në Mal të Zi ishte pro-ruse dhe se po presin qeverinë e re për të diskutuar demarkacionin ka nxitur reagimin e kryeministrit malazez në detyrë, Zdravko Krivokapiq.

Ky i fundit sot në një postim në Twitter deklaratën e Kurtit e ka quajtur provokim dhe të papranueshëm.

“Deklaratën e zotit Kurti e konsideroj një provokim dhe të papranueshëm, e cila shpall aspirata të rrezikshme duke cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Është interesant që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kandidati antikushtetues për kryeministër Dritan Abazoviq”, ka shkruar Krivokapiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments