15.8 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti: Putini mendon se është Stalini i shekullit të 21-të, sheh...

Albin Kurti: Putini mendon se është Stalini i shekullit të 21-të, sheh Ruzveltin e ri te Biden

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se presidenti rus mendon se është Stalin ii shekullit 21-të.

Ai këto deklarata i ka bërë në një intervistë për BBC World News kur u pyet se çfarë mendon për presidentin e Ukrainës Zelensky.

“Mendoj se Presidenti Zelensky po tregon gatishmërinë e tij për bisedime dhe marrëveshje dhe për zgjidhje paqësore. Por kam frikë se Presidenti Putin nuk dëshiron të ulet me Presidentin Zelensky, ai dëshiron të ulet me Presidentin Biden. Ju e dini se Presidenti Putin mendon se është Stalini i shekullit të 21-të dhe sheh Ruzveltin e ri te Presidenti Biden. Pra, përsëri, ata duan të copëtojnë Evropën, ata janë një perandori që duan të shtrihen përsëri në Evropën Lindore. Presidenti Putin është i hidhëruar dhe nostalgjik dhe kjo është arsyeja pse e gjithë Evropa është në rrezik.”, ka thënë Kurti.

Ai ndër tjerash në këtë intervistë ka folur për lidhjet e afërta politike, ekonomike dhe ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Rusisë dhe rrezikun që ato paraqesin për Ballkanin Perëndimor si dhe për dezinformimin si formë e luftës hibride në rajon. Ai i mohoi akuzat e zyrtarëve të lartë rus se Kosova ka dërguar luftëtarë për t’iu bashkuar trupave ukrainase sikurse edhe pretendimet e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavror se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë njësoj me ato të intervenimit të ShBA-së dhe NATO-s në Kosovë në vitin 1999./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments