BallinaLajmeDega e BDI-së i reagon ashpër Kasamit: Tetova nuk është në shitje!

Dega e BDI-së i reagon ashpër Kasamit: Tetova nuk është në shitje!

Sipas Programit, parashihen për shitje 21 parcela, mbi 56 mijë m² tokë publike, me çmimefillestare nga 1 deri 73€ .

Në listë janë hapësira me rëndësi të madhe publike: Parkingu te Vero, Qendra Sportive, toka në Saraqinë me vetëm 61 denarë për m², si dhe parcela në Reçicë të Vogël, ku banorët prej vitesh kërkojnë ndërtimin e një çerdheje.

Skema e Monopolit, ku prona publike u tjetërsua me 1 euro m2, nuk ishte rast i izoluar. Programi i vitit 2026 duket si vazhdim i së njëjtës skemë kriminale. Prona e qytetarëve trajtohet si pronë e pushtetit, ndërsa Tetova mbetet pa hapësira publike dhe pa të ardhme të planifikuar.

Në vend që këto prona të përdoren për parkingje publike, gjelbërim, çerdhe, sport, rekreacion dhe nevoja të qytetarëve, ato nxirren në ankand dhe u “dorëzohen” të afërmive të Bilall Kasamit.

Toka shitet, populli plaçkitet!

#BilalliSHET Tetovën!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments