7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaOpinionData për negociata “deri në kysmet”, Qeveria shpreson por Dimitrov i këput...

Data për negociata “deri në kysmet”, Qeveria shpreson por Dimitrov i këput shpresat

Duket se janë zbehur tërësisht shpresat që të kalohet kontesti më Bullgarinë, dhe vendi ynë të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimn Evropian, e ktë gjë e theksoi edhe Zëvendës Kryeministri për çështje Evropiane, i cili na e bëri me dije që mos të shpresojmë për diçka të tillë, pasi nuk është e mundur që kjo të arrihet brenda dhjetorit, e kjo do të ketë impakt të fuqishëm në politikën e brendshme.

Të patka janë ato vende në botë që kanë apsur konteste të pa ndërprera të cilët kanë bllokuar rrugën e tyre zhvillimore apo edhe integruese sikurse Maqedonia e Veriut, e cila për tre dekada vazhdimisht po përballet me mosmarrëveshje nga fqinjët e saj, e kjo ka bërë që vendi ynë të ketë regres dhe pasoja të rënda në zhvillimin e përgjithshëm të saj, shkruan Zhurnal.

Edhe përkundër faktit se Sofja vendoi veto, u besua se në qershor të këti viti do të merrnin datë për fillimin e enegociatave, por që dështuam, e për këtë u “akuzua” kriza politike në Bullgari, e si datë të ardhshme të mundëshme për të zgjidhur kontestin me vendin fqinj u dha shtatori, por që fatkeqësisht përsëri nuk arritëm që ta merrnim të njejtën, por përsëri u dha një datë e re, e tani ishte muaji dhjetor, e që shpresohej se po në këtë muaj mbahet edhe samiti i BE-së ku ne edhe do të merrnim datë për fillimin e bsedimeve.

Sinjalet që po jepen tani janë përsëri jo të mira, pasi qëndrimi i Bullgarisë nuk ka ndryshuar, që nënkupton se veto që ajo ka vendosur është ende në fuqi,e si pasojë e saj ne nuk do të kemi përsëri një datë për të nisur bisedimet për tu antarsuar në Unionin Evropian, e këtë tani kanë filluar që ta potencojnë edhe zyrtar të lartë të vendit tonë. Ditën e djeshme Zëvendëskryministri për çështjet Evropian, Nikolla Dimitrovi tha se: “Është e përgjegjshme nga ana jonë të drejtojmë apel deri te qytetarët se më mirë është të jemi të befasuar nga epilogu i mirë, se sa përsëri të jemi të zhgënjyer nga epilogu i keq”, kjo është një mesazh i qartë se ne përëri nuk do të marrim dritë jeshile në samitin e dhjetorit, që do të jetë një goditje shumë e rëndë për vendin tonë, e që do të ketë impat të fuqishëm në stabilitetin politik.

A do ta trondisë vendin dështimi për marrjen e dritës jeshile nga BE për fillimin e negociatave?!

Rruga inegruese deri më tani ka qenë një shpresë dhe motiv për tu angazhuar fuqishëm në miratimin dhe implementimin e reformave që ishin kusht nga BE-ja, e që të cilët ndikonin pozitivisht në jetën e qytetarëve të vendit tonë, dhe në të njejtën kohë ideja e integrimit ishte një katalizator për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, e këto janë dy faktorë shumë të rëndësishëm për të arritur një paqe dhe zhvillim të përgjitshmë, e që është shumë e nevojshme dukemarrë parasysh të kaluar konfliktuoze që ka karakterizuar këtë shtet.

Konstesi i fundit me Sofjen, ka vënë në në udhëkryq shumë delikat dhe në të njejtën kohë të rrezikshëm Shkupin, pasi bllokimi i marrjes së një date për fillimin e negociatave me Brukselin, po reflektohet fuqishëm në stabilitetin e brendshëm, ku ajo jo pak herë është shëndrruar në një sfidë për sigurinë, pasi mungesa e një perspektive të tillë drejtëpërsëdrejti po ndikon në rritjen e tensioneve ndëretnike që është edhe rreziku më i madh që i kanoset paqes së shtetit, shkruan Zhurnal.

Maqedonia për më shumë se një muaj po përballet me një krizë të fuqishem politike, ku gjatë kësaj periudhe ne kemi dhe nuk kemi qeveri, e kjo ka penalizuar në bllokimin dhe mosfunksionimin e institucioneve të shtetit, e që e gjithë kjo po ndikon në përkeqësimin e situatës së përgjithshme, pasi nga dita në dit gjengja po rëndohet edhe më shumë, e kjo po rrezikon paqen në vend.

Ajo që ka ruajtur deri më tani ka ruajtur një lloj stabiliteti, ka qenë mundësia për marrjen e dritës jeshile për të filluar negociatat, e që kjo ishte edhe aryeja kryesore që shpëtoi ekzekutivin aktual nga mocioni i votbesimit që ngritën subjektet opozitare për ta rrëzuar atë, ndërsa partitë e pushtetit synonin që ti bindin depytetët që ta mbajn në këbë këtë qeveri, pasi ajo do të siguronte datë për vendin në samitin e dhejtorit e përmes këti zotimi ata arritën ta “shpetoj” qeverinë.

Në kushte kur një motiv i tillë nuk egzisotn, pasi vetoja e Sofjes është ende në fuqi, atëherë kriza politike në vend vetëm sa mund të thellohet dhe të përkeqësohet, pasi frustrimi dhe reagimi politik do të rritet edhe më shumë, e që e gjithë kjo sitatë mund të çoj drejt një destabiliteti të brendshëm politik, e që me çështjet e pazgjidhura etnike mund të kaloj shumë lehtë në këtë sferë, e kjo do ta rrezikonte paqen dhe stabilitetin e brendshmë, por edhe të të gjithë rajonit, pasi efektet e saj do të jenë domino.

Kjo është një mundësi reale, duke marrë parasysh se disa faktor politik në Shqipëri, po bëjnë thirrje që ajo të ndahet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas tyre ato nuk duhet të penalizohet përshkak të kontestit që kanë Shkupi dhe Sofja, ku bllokimi edhe i Tiranës ka qenë një lloj ngushëllimi apo edhe balancuesi për ne, e në rast se ndodh që ajo të marrë dritë jeshile dhe në të bllokohemi, atëherë fatkeqësisht parashikiet janë shumë të zymta, pasi destabiliteti është i pa shmangshëm, shkaun Zhurnal.

Në këtë kushte, kriza politike duhet që të zgjidhet shumë më herët se para datës 14 dhjetor, pasi në rast se kjo nuk ndodh, dhe vendi dështon për një dritë jeshile, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut do të jetë një një udhëkryq shumë të rrezikshëm dhe delikat që mund ta infektoj tërë rajonin i cili edhe ashtu është i pa qëndrueshem.///Editorial.Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments