13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Prill, 2024
BallinaLajmeDASH: Shqipëria asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave, shkak korrupsioni...

DASH: Shqipëria asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave, shkak korrupsioni dhe trafiku drogës

DASH në raportin më të fundit në lidhje me pastrimin e parave për vitin 2020 thekson se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për luftën kundër pastrimit të parave.

Bëhet me dije se Shqipëria ngelet e ndjeshme përsa i përket pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thekson raporti.

Sipas DASH organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Gjithashtu Shqipëria regjistroi disa përparime me përdorimin e ligjit të saj të konfiskimit antimafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit”.

“Reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave. Sidoqoftë, këto përpjekje vështirësohen nga sfidat e kapacitetit në institucionet e drejtësisë të krijuara së fundmi dhe korrupsioni i përhapur që minon shtetin e ligjit”, theksohet ndër të tjera në raportin e DASH për pastrimin e parave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments