7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeCoronavirusi, Bashkimi Europian ndan 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Coronavirusi, Bashkimi Europian ndan 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Bashkimi Evropian ka një ndihmë konkrete për Shqipërinë në luftën kundër CoVid-19. Lajmin e ka dhënë Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca i cili shkruan se BE do të japë gjithsej 50 milion euro ndihmë për Shqipërinë.

Nga të cilat 4 milionë do të shkojnë për pajisje mjekësore 11 milion për mbrojtje sociale dhe 35 milion për rikuperim ekonomik.

Jam i gëzuar të njoftoj se Bashkimi Europain do të japë një ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar CoVid-19.

Konkretisht:
4 milion euro € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

11 milion € për mbrojtje sociale

Si dhe  deri në 35 milion € për rikuperim ekonomik.

BE është gjithmonë me Shqipërinë në kohën e nevojës! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!” shkruan Soreca./Top Channel/


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments