19.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeMUSTAFA E VELIU IA TREGOJNË DERËN VJOSA OSMANIT

MUSTAFA E VELIU IA TREGOJNË DERËN VJOSA OSMANIT

Dalja kundër vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta rrëzuar qeverinë Kurti, duket se do t’i kushtojë goxha shumë, nënkryetares së kësaj partie, aktualisht kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.

Osmani doli hapur kundër mocionit të iniciuar nga LDK-ja për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi ky i fundit e shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, vetëm pse kishte deklaruar se është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, përveç që deklaroi se është kundër, edhe votoi në kryesinë e Kuvendit kundër këtij mocioni, madje duke iu bërë thirrje edhe deputetëve tjerë që ta kundërshtojnë nesër në seancë këtë mocion dhe të mos e rrëzojnë qeverinë Kurti.

Mirëpo, kjo nuk ju ka pëlqyer të krerëve të LDK-së, të cilët brenda një ore ia kanë treguar derën Osmanit që të shkojë nga partia, pasi po i kundërshton vendimet e LDK-së.

Vet kryetari i LDK-së Isa Mustafa ia kushtoi një status vartëses së tij, duke ia tërhequr vërejtjen se dalja kundër vendimeve të partisë duhet të marrë fund.

“LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk. Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj. Nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”, tha Mustafa përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Goditje të rëndë Vjosa Osmanit i ka dhënë edhe kolegu i saj, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili drejtpërdrejt i ka thënë që të largohet nga partia sepse nuk mund të dal kundër vendimeve të LDK-së.

“Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK-së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, ka thënë Veliu.

Sipas Veliut, asnjë deputet nuk duhet të votojë kundër qëndrimeve të LDK-së.

“Nuk do te duhet asnjë prej deputetëve të votojë jashtë qëndrimeve të partisë, tashmë LDK është e njohur dhe ka qëndrime, është mirë që ata deputetë që votojnë kundër do të duhet ta shqyrtojnë qëndrimin e tyre, sepse nuk qëndrohet në një subjekt politik kur bie ndesh me të. LDK po e sheh kush janë ata dhe çfarë janë qëndrimet e tyre”, ka thënë Veliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments