7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeÇfarë po ndodhë, Ahmeti refuzon një shqiptar për kryeministër për Zoran Zaevin...

Çfarë po ndodhë, Ahmeti refuzon një shqiptar për kryeministër për Zoran Zaevin ?!

Kryeministri Zoran Zaev gjatë koordinimit të djeshëm ka propozuar emrin e Fatmir Bytyqit si kryeministër i ardhshëm. Megjithatë sipas burimeve të Radio Lider, i njejti emër është refuzuar nga BDI.

Sipas informacioneve Bytyqi është dashur të jetë në krye të Qeverisë deri në prill, kur pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme, por një gjë e tillë është refuzuar kategorikisht nga BDI. Ata i kanë thënë Zaevit se kanë marrëveshje që në 100 ditët funksionin e kryeministrit ta ushtrojë kuadër i BDI-së.

Në fund është arritur marrëveshje që Zaev të mbetet në krye të qeverisë deri në fund te dhjetorit dhe më pas në postin e kryeministrit të vije kuadër i BDI-së deri në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në mars-prill.

Dje Ahmeti tha se ka pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, ndërsa tensioni ka qenë pikërisht për këtë çështje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments