11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeODIHR: Raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale u realizua në frymë garuese,...

ODIHR: Raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale u realizua në frymë garuese, por janë regjistruar pretendime për presion mbi votuesit

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishte në një frymë garuese dhe administrata zgjedhore bëri përpjekje t’u përgjigjet disa nga mangësitë procedurale nga raundi i parë, por retorika negative dhe pretendimet për presion mbi votuesit dhe kandidatëve vazhduan të kenë ndikim negativ në zgjedhje. theksojnë rezultatet preliminare të misionit vëzhgues të ODIHR për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2021.

Shefja e Misionit, Tana De Zulieta, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se personat që i kanë zbatuar zgjedhjet i kanë kryer përgatitjet teknike për raundin e dytë të zgjedhjeve në korniza ligjore, me ç’rast pas masave të ndërmarra t’u përgjigjet problemeve teknike të raundit të parë, dita e djeshme e zgjedhjeve u zhvillua pa pengesë, por siç theksoi ajo edhe më tej vërehen disa mangësi.

Ajo shtoi se për shkak të veprimit jo përkatës të ankesave është vështirësuar përdorimi efektiv i i mjeteve juridike me çfarë disa persona janë privuar nga e drejta e votës.

“Derisa nga kandidatët në raundin e dytë u kërkuan raporte financiare ato nuk u publikuan para votimit, Nga kjo arsye, si dhe për shkak të informacioneve të pamjaftueshme të publikuara në opinion për llogaridhënien lidhur me financimin në fushatë në raundin e parë, është ulur ulë transparenca thonë nga Misioni i ODIHR-së.

Lidhur me raportimin e mediave, vëzhguesit e ODIHR theksojnë se radiodifuzerët të cilët janë monitoruar kanë siguruar informacione të mjaftueshme për votuesit për kandidatët, ndërsa lajmet ishin neutrale. Njëherësh theksohet se partitë më më të mëdha parlamentare gëzojmë përparësi sistematike në pikëpamje të ndarjes së resurseve publike në fushatë, njoftim edhe reklamim në media, me çfarë theksohet se kandidatët e pavarur dhe kandidatët e partive më të vogla kanë qenë në një pozicion të palakmueshëm.

Shefja e Misionit të ODIHR-së, theksoi se vëzhgimi i procesit zgjedhor në raundin e dytë  nuk ishte në mënyrë sistematike gjithëpërfshirëse, por se anëtarët e Misionit kanë vizituar një numër të kufizuar qendrash të votimit ku procesi i votimit ishte vlerësuar si  mirë i organizuar, transparent dhe i qetë, edhe pse thuhet se incidente të izoluara janë raportuar nga autoritetet.

De Zulieta e nënvizoi edhe faktin se në raundin e dytë, KSHZ-ja e publikoi jehonën e cila ka qenë 48,6 për qind dhe menjëherë filloi të shpallë rezultate preliminare menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve me çfarë e rriti transparencën.

Misioni i ODIHR-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në vend që filloi me punë më 7 shtator në Shkup me një ekip prej 16 ekspertëve, në raundin e dytë e monitoroi me 23 vëzhgues nga 13 vende. raporti përfundimtar me rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor ODIHR do ta publikojë zakonisht dy muaj pas zgjedhjeve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments