13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaEkonomiÇfarë nuk tha Kreshnik Bekteshi për çmimin e bukës,vajit,derivateve ..."margaritari" i fundit...

Çfarë nuk tha Kreshnik Bekteshi për çmimin e bukës,vajit,derivateve …”margaritari” i fundit ?: Tarifa e lirë nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit nuk do të ndryshojë ?

Nuk do të ketë ndryshim në pjesën e tarifës së lirë nga ora 22:00 – 07:00, do të ndërhyhet vetëm në tarifën e lartë, tha sot Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Cili do të jetë çmimi përfundimtar për bllok, do të dihet pasi të vendoset se me çfarë çmimi do të mbulojë ESM nevojat e EVN Home për amvisëri, ndërmarrje të vogla dhe mikro.

Modeli i ri tarifor nga ERC është finalizuar. Duhet të vendosë vetëm nga Qeveria sa i përket çmimit të ESM-së që do t’ia japë EVN Home-it si ne dy herë në vit. Vitin e kaluar vendosëm të jemi 41 euro, tani analizat po bëhen në ESM. Kur të vendoset se me çfarë çmimi ESM do t’i mbulojë nevojat e EVN Home për amvisëri dhe ndërmarrje të vogla dhe mikro, atëherë do të dihet se cili do të jetë çmimi përfundimtar për bllok, informon Bekteshi.

Bekteshi përkujtoi se në tregun e rregulluar përveç ekonomive familjare, përfshihen edhe kompanitë mikro dhe të vogla me jo më shumë se 50 punëtorë dhe të ardhura më pak se dy milionë euro në vitin paraprak.

Por çfarë kanë bërë kompani të caktuara, për të cilat është njoftuar PRO, kompanitë tjera kanë hapur apo kanë reduktuar numrin e të punësuarve për të hyrë në tregun e rregulluar. Fatkeqësisht, të njëjtën gjë kanë bërë disa komuna, tha ministri.

A duhet besuar Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ,i cili në deklaratat e tijë nuk pati KONSULENCË…Çfarë nuk tha Kreshnik Bekteshi për çmimin e bukës,vajit,derivateve …”margaritari” i fundit ?: Tarifa e lirë nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit nuk do të ndryshojë ? NGA KUSH E THOTË SHUMË ËSHTË SI PREMTIM… PËRGADITUNI NGA KORRIKU PËR DIÇKA TJETËR …telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments