7.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBritania shkon hapave të SHBA-së, shkurton importimin e naftës ruse

Britania shkon hapave të SHBA-së, shkurton importimin e naftës ruse

Kwasi Kwarteng ka konfirmuar se Britania e Madhe, do “të shkurtojë” importin e naftës ruse deri në fund të këtij viti.

Sekretari britanik i Tregtisë, tha se kompanitë britanike do të përdorin rezervat e mbetura, dhe të sigurohen për “një tranzicion të qetë”, duke shtuar se do të formohet një taskë forcë sa i përket naftës.

Kwarteng ka theksuar se po “eksploron opsionet” sa i përket përdorimit të gazit rus – që e përbën rreth 4 për qind të furnizimit në Britani të Madhe.zëri.info

Në anën tjetër, pak qaste më parë, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ka ndaluar importimin e gazit, naftës dhe qymyrit rus në Shtetet e Bashkuara

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments