12.2 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaForcat ruse po përgatiten për betejën finale në Kiev .

Forcat ruse po përgatiten për betejën finale në Kiev .

Ky lajm është konfirmuar nga mediat e huaja nisur nga analiza e bërë nga një grup udhëheqësish ushtarakë amerikanë.

Sipas Sky News, Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Sipas analizës “sulmi mund të ndodhë gjatë 24-96 orëve të ardhshme”.

“Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar ushtarët ukrianas përpara një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratë ndër të tjera.

Analiza tregon gjithashtu se operacioni mund të sinjalizojë një moment kyç të pushtimit të Putinit, duke marrë parasysh suksesin por edhe dështimin e një operacioni të tillë për marrjen e Kievit.

“Nëse trupat ruse kanë qenë në gjendje të rifurnizohen, riorganizohen dhe planifikojnë operacione të njëkohshme të qëllimshme dhe të koordinuara përgjatë disa akseve të avancimit në kryeqytet, ato mund të jenë më të suksesshme në këtë operacion sesa në aksionet e mëparshme”, thuhet në deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments