8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSi po ndikojnë sanksionet e perëndimit mbi rusët?

Si po ndikojnë sanksionet e perëndimit mbi rusët?

Perëndimi vendosi8 një sërë sanksionesh ndaj Rusisë që prej momentit të hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë.

Mesa duket sanksionet kanë filluar të ndihen mbi popullsinë ruse. Ku një nga treguesit kryesorë është rënia e monedhës vendase Rublës.abcnews.al

Rubla ka rënë krahasuar me dollarin amerikan çka ka sjellë rritje të çmimit të disa mallrave dhe shërbimesh, përfshirë udhëtimet jashtë vendit.

Gjithashtu edhe udhëtimet e rusëve jashtë vendit të tyre tashmë janë vështirësuar së tepërmi pasi SHBA-të dhe BE-ja kanë mbyllur hapësirën ajrore.

Disa supermarkete të mëdha ruse po kufizojnë numrin e mallrave bazë që njerëzit mund të blejnë në të njëjtën kohë. Në një dyqan ishte një njoftim ku thuhej: ‘Vetëm një qese 5 kg sheqer për person’. Qeveria thotë se kjo është për të kufizuar marrëveshjet në tregun e zi dhe inflacionin.

Lista e kompanive perëndimore që tërhiqen nga Rusia rritet gjithnjë e më shumë. Në qendrat tregtare në qendër të Moskës, shumë dyqane perëndimore janë të mbyllura; të tjerët nuk mund të pranojnë pagesa me kartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments