15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaEkonomiRMV / Për të mbijetuar muajin, familjes me 4 anëtarë i duhen...

RMV / Për të mbijetuar muajin, familjes me 4 anëtarë i duhen të paktën 600 euro

Shporta minimale sindikale për muajin shkurt është 36.146 denarë dhe është më e lartë për 335 denarë në krahasim me janarin 2022. Për ushqim dhe pije shkojnë 15.440,48 denarë ose 42,72 për qind, kurse për banim nevojiten 11.511,6 denarë ose 31,85 për qind.

Për higjienën e një familjeje katër anëtarëshe në shkurt të këtij viti, sipas shportës sindikale, i nevojiteshin 2.453,63 denarë ose 6,79 për qind, për transport 2.766,32 ose 7,65 për qind dhe për veshje dhe këpucë 2.156,61 denarë ose 5,97 për qind. Për kulturë, familja duhet të ndajë 1.067,86 denarë ose 2,95 për qind, ndërsa për mirëmbajtje shëndetësore 749,07 denarë ose 2,07 për qind nga shuma e përgjithshme e shportës minimale sindikale.bankometar.mk

Shporta minimale sindikale e përcaktuar nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) i referohet plotësimit të nevojave bazë mujore të një familjeje katër anëtarëshe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments