13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeBorrelli u thotë vendeve të BE’së të jenë gati për të çuar...

Borrelli u thotë vendeve të BE’së të jenë gati për të çuar më shumë policë në Kosovë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë një konference për media ka përmendur sulmet e grupeve serbe në Veriun e Kosovës.

Të dielën, Borrell përmendi vetëm sulmin ndaj EULEX’iut por kësaj radhe ka thënë se ka pasur sulm edhe ndaj Policisë së Kosovës.

“Ka pasur një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Borrell, teksa ka treguar se do ta forcojnë EULEX’in në Kosovë, duke përmendur shtimin e forcave të misionit evropian në Kosovë.

Ai ka thënë se që nga muaji gusht ka një mori të konfrontimeve dhe provokimeve që kanë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit.

Sipas tyre,  aty tregohet se nga ajo kohë, Kosova mbetet i vetmi vend që ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE.

“Pavarësisht kësaj, anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik për vendin, siç dëshmohet nga angazhimi i fortë i qeverisë për të ndërmarrë reforma kyçe si pjesë e Agjendës së Reformës Evropiane”, shkruan në këtë dokument.

Më tej shkruan se ekziston një konsensus i gjerë në të gjithë spektrin politik dhe qytetarët, në favor të anëtarësimit të Kosovës në BE, e që bazuar në sondazhet rajonale, ato tregojnë nivelin më të lartë të mbështetjes nga popullata e përgjithshme që është në 94% pro.

Ka deklaruar se serbët duhet të largojnë barrikadat e vendosura nëpër rrugët e Veriut të Kosovës.

“Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk është diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk pranojmë këtë nga partnerët tanë, që po aspirojnë një të ardhme evropiane”, ka thënë Borrell pas takimit me ministrat  e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE’së  në Bruksel.

Thotë se një situatë e tillë e tensionuar duhet të përfundojë, menjëherë.

Kryediplomati i BE-së ka kërkuar nga dy palët, Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut.

Po ashtu Borrell paralajmëroi se mund të shtohen forcat e EULEX’it.

“Këshilli qartë  ka bërë thirrje për qetësi dhe frenim nga veprimet e dhunshme e provokative. I kam kërkuar shteteve anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë më tepër njësite në misionin tonë të EULEX-it”, ka deklaruar ai.

Situata në Veriun e Kosovës është e tensionuar tash e dita ditë, ndërkohë ka pasur edhe të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës nga bandat kriminale serbe. 

“Prandaj, koha jo vetëm që është e përshtatshme për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, por ky hap ilustron vullnetin e fortë të qytetarëve tanë dhe shërben si një manifestim i qartë i përkushtimit të palëkundur të institucioneve të Kosovës në rrugën euroatlantike”. /RTK/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments