7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBlegtorët e Pollogut u japin tre ditë afat kompetentëve: Na jepni subvencionet...

Blegtorët e Pollogut u japin tre ditë afat kompetentëve: Na jepni subvencionet o MINISTRI e BUJQËSISË, ose i dërgojmë dhentë para Qeverisë (VIDEO)

https://portalb.mk/737097-blegtoret-e-pollogut-u-japin-tre-dite-afat-kompetenteve-na-jepni-subvencionet-ose-i-dergojme-dhente-para-qeverise-video/

ot në Gostivar kanë protestuar dhjetëra blegtorë për shkak se konsiderojnë se nuk ndihmohen mjaftueshëm nga Ministria e Bujqësisë, të njëjtit shprehën mungesë të subvencioneve si dhe vonesë të pagesave të subvencioneve ekzistuese, ata thanë se nuk i kanë marrë fare ndihmat e parapara për vitin 2018, 2019 dhe 2020, për këto pagesa, kompetentëve ju dhanë afat 3 ditor, në të kundërtën do të shkojnë me dele para Qeverisë së RMV-së. Nga Ministria e Bujqësisë ftojnë blegtorët për tu marrë vesh, shkruan Portalb.mk

Protestat u zhvilluan në pikë pagesën e Gostivarit ndërkaq një prej protestuesve potencoi se kanë marrë disa subvencione të vogla të vitit 2018 dhe 2019, por jo të gjitha, ndërsa për vitin 2020 ata theksuan se nuk janë ndihmuar fare edhe pse mjetet financiare janë paraparë për ata.

“Nuk kemi marrë disa subvencione të vitit 2018, 2019 ndërsa për 2020 nuk kemi marrë aspak subvencione. Ne kemi hallet tona, jemi anës sharit. Kërkojmë sa më shpejtë të bëhet pagesa e subvencioneve për ti ushqej delet” tha një prej protestuesve.

Ndërkaq njëri blegtor potencoi faktin se edhe pse janë premtuar se do të ju kryhet pagesa pas protestës së parë, nga Ministria e Bujqësisë nuk e kanë mbajt fjalën dhe subvencionet nuk u janë lëshuar, ai paralajmëroi radikalizim të protestave.

Protestues.
Protestues.

“Sot këtë protestë e bëjmë ne blegtorët e RMV-së, për shkak se pagesa shumë me vonesë për subvencionet të dhëna veçanërisht për tokën, subvencionimi për lopët, duke marrë parasysh se gjendja në vend është shumë e rëndë për blegtorët për shkak të pandemisë, kërkojmë që sa më shpejtë të bëhen pagesat tona, me mundin tonë të blegtorëve ti bëni kompensimet të subvencioneve me atë të duhanit kjo nuk është normale sepse ne jemi ata që prodhojmë bazën ushqimore. Në protestën e parë u përmend se është bërë pagesë për subvencionimin e tokës, kjo nuk është e vërtetë sepse asnjë fermer në rajonin e pollogut nuk ka marrë subvencionimin të tokës. Ne kërkojmë nga ana e Agjencinë për Pagesa dhe Ministria e Bujqësisë që të merren parasysh kërkesat tona për subvencionet sepse në të kundërtën protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë më radikale” tha një prej protestuesve.

Këta protestues i dhanë 3 ditë afat Ministrisë së Bujqësisë për të pranuar kërkesat e tyre për pagesën e subvencioneve të vitit 2020, në të kundërtën potencuan se do ti dërgojnë dhentë para qeverisë në formë proteste.

Protestues.
Protestues.

“Dëshira jonë është që të kemi mirëkuptim me kompetentët për pagesën e subvencioneve të vitit 2020. Ne ju dhamë një afat, ata s’na dhanë asnjë përgjigje. Në qoftë se deri të enjten, ne do t’i radikalizojmë protestat dhe në qoftë se ka nevojë do të shkojmë para qeverisë me gjithë bagëtitë e vogla dhe do të ua japim dhuratë që të kujdesen ata për bagëtitë tona” tha një protestues.

“Ju lutemi të mos e merrni këtë popull në qaf. Ju dukemi si blegtorë pa shkollë, është e vërtetë, por duhet dikush të na përkrahë neve, se ku të shkojmë ndryshe?  Më vjen shumë keq sepse të gjithë këta blegtorë që jemi tubuar, janë në rrezik të madh, rinia ikën ndërsa blegtorë nuk ka, gjithçka duhet të shitet por nuk kemi as ku t’i shesim” tha njëri protestues.https://www.facebook.com/v2.3/plugins/video.php?allowfullscreen=true&app_id=249643311490&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df2aadd042b36f64%26domain%3Dportalb.mk%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fportalb.mk%252Ff1421d595a4703%26relation%3Dparent.parent&container_width=914&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fportalb.mk%2Fvideos%2F518399185821485&locale=en_US&sdk=joey

Nga Ministria e Bujqësisë ftojnë blegtorët në takim, të njëjtit shprehet se vazhdimisht kanë mbështetur masa që janë në ndihmë të blegtorëve ndërsa për datën dhe kohën e pagimit të subvencioneve, sipas tyre, kompetent është Agjencia për Përkrahje Financiare dhe Zhvillim Rural.

Arjanit Hoxha
Arjanit Hoxha

“Ne si ministri jo vetëm kemi mbështetur. por edhe kemi vazhduar dhe propozuar masa që janë në ndihmë të blegtorëve dhe do të vazhdojmë deri sa të arrijmë në nivelin e duhur tek blegtori. Sa i përket aspektit teknik rreth pagesave të subvencioneve, ata bëhen konform kalendarëve në bazë të kalendarit vjetor për pagesa dhe përgjigjen më të mirë mund ta jep agjencia për përkrahje financiare dhe zhvillim rural se kur mund të lëshohen mjetet. Jemi të hapur të bashkëbisedojmë dhe negociojmë dhe ju bëjmë apel blegtorëve se dyert e tyre janë të hapura për te ardhur në MBPEU për të zgjidhur problemin” thanë nga Ministria e Bujqësisë.

Portalb.mk ka dërguar pyetje deri te Agjencia për Përkrahje Financiare dhe Zhvillim Rural, përgjigje nuk kemi marrë. Ndryshe, sipas blegtorëve bëhet fjalë për gjithsej 780 blegtorë të cilët posedojnë rreth 180.000 dele.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments