4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeARTAN GRUBI: Zaev-Mickoski nuk mund të marrin vendime, ato merren në kuvend...

ARTAN GRUBI: Zaev-Mickoski nuk mund të marrin vendime, ato merren në kuvend dhe qeveri

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka deklaruar se në takimin e sotëm midis liderëve Zaev-Mickoski nuk mund të sillen vendime për arsye se vendimet merren në kuvend ose në qeveri dhe gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje.

Sipas Grubit sot edhe liderët e opozitës shqiptare, përkatësisht sekretarët e këtyre partive politike patën mundësinë që të vijnë dhe të ulen në tryezë për të bashkëbiseduar jo vetëm për çështjen e regjistrimit por edhe për çdo çështje tjetër me interes të përbashkët të cilën mund ta ngrisin si çështje.

“Nuk mund të sillen vendime nga ata dy lider në ato takime për arsye se vendimet sillen o në parlament, o në qeveri prandaj gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje, ndërsa liderët shqiptar, apo sekretarët e partive politike shqiptare kishin mundësinë që të vijnë sot dhe të bashkëbisedojmë jo vetëm për çështjen e regjistrimit por edhe për çdo çështje tjetër me interes të përbashkët të cilën mund ta ngrisin edhe ata si çështje, por ja që refuzuan që të vijnë. Gjatë gjithë kohës e hapim derën e bashkëpunimit, e shtrojmë dorën e bashkëpunimit por hasim në vesh të shurdhër dhe në refuzim nga ana e opozitës për fat të keq.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments