12.9 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami paguan me parat e taksapaguesëve për mbikqyrje komunën për 4.000...

Bilall Kasami paguan me parat e taksapaguesëve për mbikqyrje komunën për 4.000 euro në muaj ,a agjensionet e sigurimit të njëjtën punë e bëjnë 50 euro në muaj.Besa ikën në Gjermani ,ASH i tha JO për thirrjen .

Lajmi interaktiv

Bilall Kasami si kryetar komune ka hy në një labirinth të shemave të ”oligarkëve”(ata aktrojnë se janë oligarkë por që nuk kanë as edhe një denar në xhep edhe vetë e dijnë ,numri i tyre nuk e kalon një dorë ,tjerët lëpijnë kocin ,por për shkak se nuk mund të gjejmë term adekuat në terminologjinë gazetareske shqipe do e përdorim oligarkë) sa që në Malësinë e Sharrit thonë kur hajdutët e Lumës hynin në kohën e sulltanatit të vidhnin kafshët nëpër Malësi ,dikush kishte njohur edhe ndonjë dajën e vet ndër hajdutët,të nesërmen ia mësyn fshatit të dajës për tia kërkuar kafshën .Daja i thotë ajo që vidhet me shokë është ortakllëk ,unë hise kam ama por pastaj duhet tua kompenzoj me të njëjtën kafshë ,nuk mundi,se të kishim nuk do kishim vjedhë me dajën .

Aq shumë me të drejtë reagojnë qytetarët ndaj veprimeve të administratës së Bilall Kasamit kohëve të fundit ,sa që kjo është shqetsuese për Qytetin dhe shqiptarët në Tetovë e Pollog .

Nga parat e taksapaguesëve tetovar Bilall Kasami me urdhër të vet dhe plakut të urtë të Partisë Besa vendosën për mbikqyrje të komunës të angazhojnë një firmë me përkujdesje mujore për 4.000,euro

…ok …nënshkrimi i tijë vlen.. ,menduan se ua fikën baterinë qytetarëve të Tetovës ,të cilët më bllokojnë emailin e www.telegrami.mk me kopje të faturave për pagesa mujore të Agjensioneve të ndryshme të sigurimeve në Tetovë për ruajtje objekti,shtëpie dhe lokale prej 1000 den.-deri 3.000 den ( që i bie 50 euro muaji ) .Bëjeni vetë matematikën.Njëra prej pyetjeve të shpeshta që e parashtrojnë : Po objekti i Komunës së Tetovës ,nuk është komplet i Komunës së Tetovës ,një pjesë është si pronë e Ministrive të ndryshme ,një pjesë tjetër e drejtorive republikane ,dhe kuptohet një pjesë e Komunës së Tetovës .Pra shumë Lekë për pak Hapsira .Pastaj PSE ËSHTË POLICIA QË E KA PËR OBLIGIM RUAJTJEN DHE MBAJTJEN E RENDIT,dhe do kishte lejuar dikush të vidhte KOMUNËN. Nuk mbaj mend se dikush ka tentuar të dëmtojë objektin e komunës, pralla për natë të mirë dhe barcoleta tregon Bilall Kasami.Më poshtë dëgjoni arsyetimet boshe të Bilall Kasamit për kontratën ,vëzhgojeni me interes se si nuk mund të arsyetohet ,e tradhton zëri,mimika etj

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë i tha Po Kovaçevskit për takim dhe kjo PO i bie JO thirjes ftesës së Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa për një takim të bllokut shqiptar politik për ndryshimet kushtetuese .

BDI -PDSH -ALTERNATIVA-ASH nga mbrëmë as që e komentuan thirjen që i bie se nuk e llogarisin .

Besa niset për Gjermani për të fshehur turpin me thirjen dhe jehonën e saj 0, të gjithë të hënën me 07.11.2022 te Kryeministri Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese ….Bilall Kasami vazhdoe ndejën në Gjermani kishe je i zënë mos shko të hënën të kryeministri vërtetë po a nuk je në udhëtim zyrtar …

Ishalla nuk shkojnë në Gjermani BESA të kërkojë punë ,dhe shikoj njërin prej pleqëve të urtë në pankartë ,ma mer mendja se nuk do i mare shoqatat joqeveritare me veti që i ka regjistruar .

Dita e mirë duket në mëngjes nuk u dha as edhe një informatë për ndonjë investim të mundshëm nga Danimarka ose Zvicra pa le të jenë edhe investues mërgimtarët nga Tetova …E di një vend që i ngjan Tetovës o Bilall Kasami shikoe dhe analizoe çfarë mund të ndërtosh në Qendër të Tetovës ,se përndryshe mandati fluturon …Bllagoevgradi në Bullgari …Mule o plaku i urtë

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments