10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaEkonomiRritet çmimi i benzinës në Maqedoni

Rritet çmimi i benzinës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,44% në raport me vendimin e datës 3.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,028 %, te nafta ka ulje për 0,871 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,611 % dhe te mazuti ulja është për 0,147%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,250%.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT (D-Е V), të Mazutit M-1 SU dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 5.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 92,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,067 (denarë/kilogram)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments