15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami lë pa energji elektrike Komunën e Tetovës, u ik mediave

Bilall Kasami lë pa energji elektrike Komunën e Tetovës, u ik mediave

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe dështimet e tij nuk kanë fund. Ai sot ka arritur edhe “kulmin”, duke lënë pa energji elektrike “shtëpinë e tetovarëve”, rrespektivisht, Komunën e Tetovës, njofton indeks.mk

Për këtë arsye ai ka anuluar edhe konferencën për media të cilën e kishte caktuar një ditë më herët.

Paraqitjen para mediave Kasami e ka shtyrë për ditën e nesërme. Nga komuna thonë arsyeja e shtyerjes është mungesa e energjisë.

“Për shkak të ndërprerjes me furnizimin me energji elektrike, konferenca për shtyp e kryetarit të Komunës së Tetovës do të mbahet nesër 11.11.2022 (e premte) me fillim në orën 10:30”, thonë nga Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments