7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBie ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, vetëm...

Bie ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, vetëm 5 në 24 orët e fundit, por shënohen 2 viktima

Shënon rënie numri i të prekurve, por edhe i rasteve aktive me korona virus. Në ndërkohë, konfirmohen dy viktima. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm pesë raste të reja nga gjithsej 249 teste të bëra. Ky numër është pothuajse më i ulëti që nga fillimi i pandemisë. Të prekurit 2 janë në Shkup, nga 1 në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep. Numri i përgjithshëm i të prekurve me korona virus tani është 1511. Në 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar. Prej tyre, 32 nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, 7 në Veles dhe dy të shëruar nga Tetova. Për momentin, numri i rasteve aktive me korona në vend është 482.

Ministria e Shëndetësisë:

“Lidhur me pacientët e shëruar, prej dje është bërë një përmirësim, dy persona që janë shënuar nga Klinika Infektive e Shkupit nga Prilepi dhe Struga. Janë ende pozitiv me virus, por janë në gjendje të mirë dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak”.

Deri më tani nga korona virusi kanë ndërruar jetë 84 persona.

Ministria e Shëndetësisë:

“Ka ndërruar jetë një paciente 94-vjeçare nga Kumanova, e shtruar në spitalin “8 Shtatori” më 28 prill, ndërsa sot instituti regjistroi edhe një paciente 69-vjeçare nga Struga, e cili ka vdekur më 29 prill rrugës për në spitalin e Ohrit. Nga ana e Qendrës së Shëndetit Publik në Ohër i është marrë mostra pas vdekjes”

Për dallim nga statistikat e djeshme, kur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk kishte asnjë pacient të ri të shtruar, sot atje janë pranuar dy pacientë të ri. Për momentin atje janë të shtruar 39 persona, 21 prej të cilëve janë me mbështetje të oksigjenit dhe një është në ventilim mekanik. Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë dhe tani atje janë shtrirë 23 persona. Katër janë në aparat frymëmarrjeje, ndërsa pesë të tjerët kanë pasqyrë më të rëndë klinike. Dy pacientë të ri janë shtruar në spitalin e Shtipit. Katër pacientët mbeten për kurim në spitalin e Manastirit, ndërsa autoritetet shëndetësore vazhdojnë të monitorojnë tre persona që janë duke kaluar mjekimin e tyre në shtëpi. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë, numri i pacientëve është zvogëluar për tre dhe tani në këto reparte të shtrirë janë 44 pacientë pozitivë ose pacientë të dyshuar për COVID- 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments