14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBideni: Putini besoi gabimisht se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n...

Bideni: Putini besoi gabimisht se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe BE-në

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se është i shqetësuar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka rrugëdalje nga lufta në Ukrainë.

Duke folur në një mbledhje fondesh politike në një periferi të Uashingtonit të hënën, Biden tha se Putini kishte besuar gabimisht se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Teksa shton se në vend të kësaj, SHBA dhe shumë vende evropiane janë mbledhur në anën e Ukrainës, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Biden tha se Putini është një njeri shumë llogaritës dhe problemi për të cilin ai shqetësohet tani është se udhëheqësi rus “nuk ka rrugëdalje tani dhe unë po përpiqem të kuptoj se çfarë bëjmë ne për këtë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments