12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme Bërnabiq i del në mbrojtje Vuçiqit për Kosovën / “Kohë të vështira...

 Bërnabiq i del në mbrojtje Vuçiqit për Kosovën / “Kohë të vështira për Serbinë”.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq i ka dalë në mbrojtje presidentit serb Aleksandar Vuçiq për kritikat që ka marrë ai për politikën e tij ndaj Kosovës.

Në Twitter, ajo sulmoi opozitën duke thënë se pikëpamjet e tyre për këtë çështje ishin të motivuara nga një “dëshirë e paturpshme për të fituar pushtetin politik”.

Në Twitter, ajo sulmoi opozitën duke thënë se pikëpamjet e tyre për këtë çështje ishin të motivuara nga një “dëshirë e paturpshme për të fituar pushtetin politik”.

“I vetmi që ka bërë diçka për Kosovën dhe popullin tonë atje në dekadat e fundit është Vuçiqi”, ka shkruar ajo, duke vazhduar me përmendjen e disa viteve ku propagandon për ngjarjet.

“Sot, ata që lanë të lirë terroristët shqiptarë më 2001, heshtën për masakrën e 2004-ës dhe për shpalljen e pavarësisë në 2008, i çuan negociatat nga OKB në BE në 2010… dhe çuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë [pavarësinë e Kosovës] – sot po flasin diçka për Kosovën. Një dëshirë e paturpshme për të fituar pushtet politik, pa marrë parasysh se sa të vështira janë kohët për Serbinë”, tha ajo, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Ish-presidenti serb Boris Tadiq së fundi ka kritikuar, duke thënë se marrëveshja e propozuar (propozimi franko-gjerman) për zgjidhjen e statusit të Kosovës mund ta ndihmojë anëtarësimin e saj në OKB, edhe pse nuk është e deklaruar haptas në tekst.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments