17.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBekim Sali thotë se ka nisur inspektimi për drejtorët në Klinika dhe...

Bekim Sali thotë se ka nisur inspektimi për drejtorët në Klinika dhe Spitale – Kovaçevski: Do ta shkarkojë secilin që vjedh

Me shkurtimin e privilegjeve financiare, mëditjeve, kujdestarive, orëve shtesë dhe festave, të drejtorëve dhe të punësuarave të shtetit që marrin paga dy-tre fish më të larta se mesatarja, qeveria synon të kursej 50 milion euro, shkruan Alsat.

Masa tjetër e kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimeve tjera “pa hesap” të institucioneve shtetërore e publike pritet të kursejnë gjithashtu 50 milion euro të tjera, tha kryeministri Kovaçevski

“Nuk munden që institucionet të harxhojnë atë që nuk është e domosdoshme në kohën e krizën, prandaj në herën e parë shkurtuam 200 milion euro nga ato që nuk është patjetër të shpenzohen. Ndërsa tani propozuam edhe shkurtimin edhe të 100 milion eurove nga shpenzimet e buxhetit, të cilat janë paraparë të ri destinohen për të zbutur krizën dhe për të ndihmuar kategoritë më të prekura të qytetarëve”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Mbikëqyrje për mbivlerësim eventual të pagave do të ketë edhe në rastet e marrëveshjeve kolektive në institucionet shëndetësore ku edhe drejtorët e klinikave janë të përfshirë në mbajtjen e kujdestarive.

Në këto raste ka dyshime për keqpërdorime të pagave ku drejtorët arrijnë në rrogë neto mbi 5 mijë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments