8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaTeknologjiBE: Këtë vit do të ketë marrëveshje për miratimin e ligjit të...

BE: Këtë vit do të ketë marrëveshje për miratimin e ligjit të parë për inteligjencën artificiale

Bashkimi Evropian këtë vit me siguri do të arrijë marrëveshje e cila do ta hapë rrugën e miratimit të ligjit të parë të madh për inteligjencë artificiale, deklaroi nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian e angazhuar për Çështje teknike, Margret Vestager

Bashkimi Evropian këtë vit me siguri do të arrijë marrëveshje e cila do ta hapë rrugën e miratimit të ligjit të parë të madh për inteligjencë artificiale, deklaroi nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian e angazhuar për Çështje teknike, Margret Vestager.

“Nuk kishte arsye për mëdyshje dhe ta presim vendosjen e ligjit. Kjo është e domosdoshme që të përshpejtohet vendosja e ndryshimeve të domosdoshme në të gjitha sistemet ku inteligjenca artificiale do të ketë ndikim të madh”, deklaroi ajo.

Vestager midis tjerash potencoi se do të vihet shënimi i obligueshëm i fotografive të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Të enjten, deputetët e Parlamentit Evropian arritën marrëveshje preliminare për ndërmjetësim në projektligjin për Komitetin për Inteligjencë artificiale, i cili do të votojë për të më 11 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments