10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaBE-ja premton: Me kufizime apo masa sigurie do të kemi sezon turistik...

BE-ja premton: Me kufizime apo masa sigurie do të kemi sezon turistik veror

Komisioni Evropian tha se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, Bashkimi Evropian i ka mbyllur kufijtë në muajin mars, përfshirë edhe zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
“Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, tha komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Duke folur në një intervistë për gjashtë gazeta evropiane, Gentiloni tha se industria e turizmit në Evropë përballet me një humbje prej 40% të aktivitetit të saj.

Shtetet veç e veç kanë nisur të rihapin kufijtë.
Austria dhe Gjermania janë dy vendet e fundit të BE-së që janë pajtuar për heqjen e kufizimeve në udhëtim.

Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë.
“Duam t’ua lehtësojmë jetën e përditshme qytetarëve tanë dhe të ndërmarrim një hap tjetër drejt normalizimit”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments