11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNis lehtësimi i masave, hapen qendrat tregtare

Nis lehtësimi i masave, hapen qendrat tregtare

Ditën e sotme janë hapur qendrattregtare në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu më tej është njoftuar se ato do të jenë hapur me orar të shkurtuar.

Kurse kafenetë dhe restorantet në qendrattregtare do të mund të punojnë vetëm me dërgesa dhe jo të lejohen klientë në to.

Gjithashtu është theksuar se qendrattregtare do të duhet të dezinfektohen vazhdimisht. Ndërsa ministri, Oliver Spasovski deklaroi se qendrattregtare do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Më tej ai ka thënë se qendrattregtare në Maqedoninë e Veriut ditën e dielë do të jenë të mbyllura. Masat e marra kundër pandeminsë së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut kanë nisur të lehtësohen ndjeshëm.

Ministri Oliver Spasovski u shpreh:

Lejohet hapja e qendrave tregtare me respektim të rregullave të rrepta për parandalimin e Covid-19. Në qendrattregtare nuk do të lejohet që pranohen njerëz në restorante dhe kafene, përveç përmes sporteleve apo dërgesave. Protokolli parashikon orar të shkurtuar të punës prej ora 10:00 deri në ora 18:00, me përjashtim të ditës së diel kur do të jenë të mbyllura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments