6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI uron autoqefalinë e KOM-it

BDI uron autoqefalinë e KOM-it

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në Maqedoni për njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, pas vendimit unanim të miratuar sot nga anëtarët e Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe.

Ky është një vendim i një rëndësie të madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit, pasi i dha fund një mosmarrëveshjeje të gjatë që ka krijuar shumë polemika që kanë tronditur themelet e paqes.

Pas marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës, edhe kjo mosmarrëveshje e zgjidhur është shembull i protagonizmit paqësor nga të dyja palët në kohën kur demonstrimi i një gjëje të tillë është më se i nevojshëm. Një nga një, me një qasje konstruktive dhe të pjekur, kapërcehen të gjitha pengesat dhe hapen rrugët që garantojnë një të ardhme të sigurt dhe progresive të vendit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim beson se këtë herë të pajtimit dhe të nxitjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të njëjtin epilog, vendi ynë duhet të vazhdojë në kontestin me Bullgarinë fqinje për zhbllokimin e proceseve integruese në familjen e Bashkimit Evropian”, tha BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments