3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeME CILAT KRITERE,I KA BËRË QEVERIA PËRZGJEDHJET , CILAT MEDIA DO TË...

ME CILAT KRITERE,I KA BËRË QEVERIA PËRZGJEDHJET , CILAT MEDIA DO TË RAPORTONIN NGA ROMA? (video)

Qeveria hesht ende se si dhe sipas çfarë kriteresh ka zgjedhur raportimin mediatik nga Roma me rastin e 24 majit, ditën e arsimtarëve sllavë, vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.

Po ashtu, TV 24 pyeti Qeverinë se sa kushton qëndrimi i gazetarëve atje, nëse janë pjesë e delegacionit zyrtar shtetëror dhe nëse Qeveria ka marrë ndonjë vendim që ekipeve mediatike t’u ofrojë strehim falas dhe shpenzime të mundshme udhëtimi.

Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar ndërkohë që Qeveria ka heshtur.

Vizitat e qeverisë me shpenzime shtetërore duhet të monitorohen nga shërbimet e medias publike, jo nga mediat private. Kjo qasje selektive, pa asnjë kriter, mund të interpretohet si favorizuese e mediave specifike. “Mungesa e kritereve transparente dhe të qarta se si bëhet zgjedhja se cila media do të raportojë për vizitën zyrtare të qeverisë në Romë, krijon diskriminim në sektorin mediatik dhe e vë median në pozitë të pabarabartë.” – reagojnë nga SHGM – SSNM – SEMM. .

Praktika e udhëtimit mediatik në kurriz të buxhetit është ndërprerë nga Qeveria e kaluar, e cila në çdo ftesë për të monitoruar aktivitetet e saj thuhej rreptësisht se media organizon udhëtime me shpenzimet e veta. Nga ana tjetër, qeveria aktuale po i kthehet praktikës së vjetër. Kjo posaçërisht pasi që dy javë më parë Kuvendi në mënyrë jotransparente dhe pa kriter zgjodhi një media private për ta dërguar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, në vizitën e tij në Ukrainë.

Për këtë, SHGM, SSNM dhe KEMM thonë se do t’i informojnë të gjithë partnerët e tyre dhe organizatat ndërkombëtare që ndjekin çështjet me pavarësinë e mediave dhe të drejtat e gazetarëve në Maqedoni.

VMRO-DPMNE sërish sot kërkoi përgjegjësi nga Qeveria pasi në një konferencë për media partia njoftoi se punonjësit e qeverisë ndodheshin në Sofje të Bullgarisë por ishin raportuar si gazetarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments