11 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmeBDI: Skandaloz krahasimi i BE dhe Von Der Leyen me nacistët nga...

BDI: Skandaloz krahasimi i BE dhe Von Der Leyen me nacistët nga deputetja e VMRO

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon fjalorin ofendues të deputetes së VMRO DPMNE-së Ollga Llozanovska, e cila në fjalimin e saj skandaloz në Kuvend krahasoi Bashkimin Europian me regjimin nacist pas vizitës që kryetarja e Komisionit Europian znj. Ursula Von Der Layen realizoi dje në vendin tonë.

Përdorimi i një retorike të këtillë absurde, të frymëzuar nga një ideologji destruktive antiperëndimore dhe në thelb proruse është i papranueshëm dhe nuk mund të ketë vend në shoqërinë tonë demokratike.

Bëjmë thirrje deri te të gjithë deputetët për pjekuri, maturi, respektim të kodit etik të prononcimit në shtëpinë e demokracisë dhe mbi të gjitha për respekt ndaj përkrahjes që vendet e Bashkimit Europian i kanë dhënë gjithmonë zhvillimit demokratik të vendit tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments