BallinaLajmeBDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN përsërit...

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet

Komunikata e BDI-së

Sa herë përballen me dështimet e tyre, me premtimet e parealizuara apo me partnerët problematikë që kanë zgjedhur, ata përpiqen ta zhvendosin debatin drejt së kaluarës.

Është ironike që sot flasin për drejtësi, ndërsa janë pjesë e një qeverie ku ministër është Ivan Stoilkoviq – një politikan i njohur për qëndrimet e tij proserbe, proruse dhe antishqiptare -dhe për këtë votuan edhe deputetët e VLEN-it.

Nëse VLEN ka argumente politike, le të përgjigjet për përgjegjësinë e vet në qeverisje. Shqiptarët presin llogari për atë që po ndodh sot, jo propagandë që mundohet ta mbulojë çdo dështim me sulme ndaj BDI-së.

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, justifikimi “BDI i ka fajet” nuk bind më askënd. Ai vetëm dëshmon mungesën e rezultateve dhe paaftësinë për t’u përballur me përgjegjësinë që sjell qeverisja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments