15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme“BDI do të shkojë në opozitë”, Ali Ahmeti “në sulm” ndaj VMRO-DPMNE:...

“BDI do të shkojë në opozitë”, Ali Ahmeti “në sulm” ndaj VMRO-DPMNE: Vendos qytetari (VIDEO)

re ditë para se të publikohen rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë në Maqedoninë e Veriut, kanë filluar përplasjet mes partive politike.

Ditë më parë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kritikoi qeverinë e LSDM-BDI, duke thënë se deputetë dhe ministra të LSDM-së janë rob të BDI-së.

LSDM reagoi ndaj Mickoskit duke i thënë se ai po ndjek rrugën e ish-kreut të VMRO-DPMNE-së, i arratisur në Hungari, Nikolla Gruevskit.

Ndërkaq sot lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti publikoi video me deklarata të Mickoskit dhe ish-kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, ku në disa raste kanë deklaruar se BDI do të shkojë në opozitë.

Ahmeti shprehet se është qytetari ai që vendos për fatin e partive politike dhe shton se qëllimi i partive politike maqedonase është i njëjtë, por sipas tij ndryshojnë vetëm autorët.

Reagimi i plotë i Ahmetit:

Dikur LSDM, sot VMRO DPMNE, e njëjta fushatë, i njëjti narativ, e njëjta strategji me qëllim të njëjtë.

Një mrekulli e re për humbjen e peshës! 19 paund në 3 javë.

Janë qytetarët ata që vendosin fatin e partive politike në vend dhe përcaktojnë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit në përputhje me pritshmëritë e tyre.

Asgjë e re, film i pamë, me skenar të vjetër dhe jokreeativ, me ritransmetime të shpeshta me aktorë të ndryshëm.

Ne, punën tonë në të mirën e shoqërisë dhe të qytetarëve si dhe të instalimit të politikave konstruktive dhe bashkëpunimit midis subjekteve në të mirën e vendit, do ta vazhdojmë dhe i ftojmë të gjitha partitë politike të mirën me proekte e programe dhe jo me njerëz e parti.

Vota e qytetarit në demokraci dhe shoqëri multietnike është e shenjtë dhe përcaktuese për stabilitetin institucional të vendit dhe me doemos duhet respektuar nga të gjithë që synojnë të bartin përgjegjësi për ta drejtuar vendin duke ndërtuar politika të qëndrueshme, pa i përsëritur gabimet e të kaluarës./albeu.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments