13.3 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaZelenskiy : Keni frikë nga Moska? – Kërkon më shumë armë nga...

Zelenskiy : Keni frikë nga Moska? – Kërkon më shumë armë nga perëndimi. Rusia shkatërron inventarët e ushqimeve

Presidenti Volodymyr Zelenskiy i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i japë ukrainës tanke, avionë dhe raketa, për t’i bërë ballë forcave ruse, ndërkohë që qeveria e tij deklaroi se trupat po shënjestrojnë magazinat e naftës dhe ushqimit të vendit.   Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e përfundoi takimin 3-ditorë në Europë duke sinjalizuar se Washingtoni po ashpërson qasjen ndaj Rusisë, kur tha se presidenti rus Vladimir Putin, “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Shtëpia e Bardhë sqaroi më vonë se komentet e Biden gjatë fjalimit në Varshavë, nuk bënin thirrje për një ndryshim të regjimit në Rusi, por nënkuptonin se Putin nuk duhet të ushtrojë fuqi mbi vendeve fqinje apo rajonin.

Moska i hodhi poshtë komentet duke thënë se nuk i takon presidentit të SHBA që të vendosë kush do qeverisë rusinë.

Sulmi rus ka shkatërruar disa qytetet ukrainase, ka shkaktuar një krizë njerëzore dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zelenskiy i kërkoi vendeve perëndimore në një fjalim që të ofrojnë pajisje “hardware” ushtarake, që po kanë zënë pluhur në magazina, duke thënë se vendit të tij i duhet vetëm 1% e avionëve dhe tankeve të NATOs.

“Sa është çmimi i sigurisë? Kjo është shumë specifike. Është avionë për urainën, tanke për shtetin tonë, mbrojtëse ndaj predhave, armë kundër-anije. Të gjitha këto i kanë partnerët tanë dhe po mbledhin pluhur në magazina.  Fundja, kjo nuk është vetëm liria e Ukrianës, por e gjithë Europës”, u shpreh Zelenskiy.

Vendet perëndimore i kanë dhënë deri më tani ukrainës anti-tank , predha kundër-ajrorë, si dhe armë të vogla dhe pajisje mbrojtëse, por nuk kanë ofruar armë të rënda apo avionë.

Zelenskiy tha se vendi i tij ka mbi 1 muaj që pret dhe i pyeti vendet perëndimore nëse po përmbahen prej frikës nga Rusia.

“Vetëm 1% të të gjithë avionëve dhe tankeve të NATOs.  Nuk kemi kërkuar më shumë, dhe  kemi 31 ditë që presim. Kush është në drejtim të komunitetit euro-atlantik? A është moska, për shkak të kërcënimeve?”, tha Zelenskiy.

Ministria e Brendshme e Ukrainës deklaroi ditën e diel se Rusia ka nisur të shkatërrojë qendrat e magazinimit të karburantit dhe ushqimit në Ukrianë, ç’ka nënkupton se qeveria duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt.

Duke konfirmuar këtë ,ministria e mbrojtjes në rusi, theksoi se predhat kanë shkatërruar në fundjavë një depozitë të karburantit, si dhe një njësi të riparimit ushtarak pranë qytetit pertëndimorë të Lvivit, 60 km larg kufirit të Polonisë.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments