7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBastisje masive në zonën e Dukagjinit

Bastisje masive në zonën e Dukagjinit

Një operacion i gjerë i bastisjeve ka nisur sot në mëngjes në rajonin e Dukagjinit. Cak i këtyre bastisjeve janë një grup i dyshuar i kontrabandat të drogës dhe armëve në komunat Pejë,Klinë,Istog,Skenderaj e Mitrovicë.

Aksioni është duke u udhëhequr nga prokurorja  e Pejes Lumtirije Vuçeta.

Kallxo mëson se dyshime, ka nisur nen dyshimet për veprat penale te kultivimit te bimëve narkotikeve dhe dyshimet se personat e dyshuar po ashtu merren me import dhe shitje te armeve.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar  zëdhënësi i prokurorisë ne Peje Shkodran Nikqi.

“Prokuroria themelore ne Peje, është duke zhvilluar sot një aksion ne 5 komuna dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku  dhe është siguruar vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion te kanabisit, deri me tani janë sekuestruar edhe arme, vlera te parave dhe gjë sende tjera te dyshuar”, tha Nikqi.

Operacioni është duke u mbështetur edhe nga njësitë speciale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments