11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaEkonomiBanka Popullore e RMV-së: Kredia për banesa shënoi rritje prej 14.9% me...

Banka Popullore e RMV-së: Kredia për banesa shënoi rritje prej 14.9% me bazë vjetore

Në muajin qershor, e analizuar sipas qëllimit të kredisë për individët, kredia konsumatore dhe ajo e banesave, si kategoritë më të përfaqësuara, shënuan rritje mujore përkatësisht 1.1%, dhe në bazë vjetore ishin më të larta me 6.8% dhe 14.9%. përkatësisht, njofton Banka Popullore.

Kredia për vetura, këtë muaj, shënoi rënie mujore dhe vjetore me përkatësisht 0.3% dhe 6.4%.

Në muajin qershor, kreditë e miratuara për kartat e kreditit shënuan një rritje mujore prej 0.7%, dhe në nivel vjetor ato u ulën me 2.1%.

Balancat negative në llogaritë rrjedhëse shënuan rritje mujore dhe vjetore përkatësisht 0.6% dhe 1.5%.

Kreditë e miratuara për baza tjera, këtë muaj kanë shënuar rënie për 1.4% në baza mujore dhe për 35.8% në bazë vjetore, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments