9.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionAvokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është...

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi në Kosovë që lidhen me ngacmimet seksuale.

Në RTV Dukagjini ajo ka thënë se jo çdo kompliment që bëjnë burrat ndaj grave dhe vajzave mund të konsiderohet ngacmim seksual.

“Së pari është kulturë t’i bësh dikujt komplimente për dukjen. Mua më ka rënë të përfaqësojë institucionet edhe kur kam qenë pjesë e policisë edhe tash si avokate dhe më janë bërë komplimente “po dukesh mirë” dhe ti je e mençur dhe e di kur është ngacmim”. Ose të thotë “kjo veshje të shkon mirë”, “je sharmante” jo domosdoshmërisht ta marrësh si ngacmim seksual”, ka shtuar avokatja.

Ajo thotë se kodi është shumë i mirë dhe e precizon qartë ngacmimin seksual.

“ “Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo forme të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.  Një kompliment apo deklaratë nuk besoj se quhet ngacmim seksual”, shtoi avokatja.

Avokatja ka komentuar edhe atë që vetëm një vëzhgim mund të quhet ngacmim.

“Si mund të vërtetohet se shikimi është ngacmim seksual”, ka shtuar avokatja./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments