19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaAustria e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë/ Nehammer: Gjithçka për...

Austria e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë/ Nehammer: Gjithçka për sigurinë

Austria është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, e pohuar kjo nga kryeministri austriak, Karl Nehammer, i cili theksoi se ushtarët do të nisen në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer theksoi se vendi i tij ka numrin më të madh të forcave pranë këtij misioni, dhe e përkrah idenë për trupa të tjera.

“Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritje të trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm që të ofrojmë trupa mbështetëse nëse KFOR-i na e kërkon këtë gjë, sepse është me rëndësi të dihet që edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me praninë e KFOR-it. Pra, jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja, nga KFOR-i”.

232 trupa austriake shërbejnë aktualisht në Kosovës në kuadër të KFOR-it. Kurti e mbështet idenë e homologut austriak, pasi edhe vetë e ka bërë të qartë së fundi qëndrimin e tij se një shtim i trupave të KFOR-it dhe pajisjeve ushtarake, do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai sqaroi dhe një herë se kërkesën e bëri për shkak të shqetësimeve në bazat ushtarake të Serbisë, që gjenden pranë kufirit me Kosovën, ka prani edhe të elementeve paramilitare ruse, e duket se apeli i tij, nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Aktualisht, në misionin e KFOR-it janë angazhuar afro 4.000 trupa nga 27 vende të botës.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments