7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaAUSTRI: SHKOLLAT DHE DYQANET, GASTRONOMIA MBETET E MBYLLUR

AUSTRI: SHKOLLAT DHE DYQANET, GASTRONOMIA MBETET E MBYLLUR

Qeveria austriake të hënën ka rënë dakord për zbutjen e një pjese të masave që do të hyjë në fuqi nga 8 shkurti

Ka mbetur edhe një javë. Të hënën, me 8 shkurt, qeveria austriake do të bëjë një “lehtësim të butë” pas bllokimit të tretë, i cili filloi nga data 26 dhjetor.

Nga data 8 shkurt do të hapen shkollat, dyqanet tregtare, muzetë, bibliotekat dhe kopshtet zoologjikë, ndërkohë gastronomia do të vazhdon të mbetet e mbyllur.

Kjo është bërë e ditur sot nga mediat austriake pak para se kancelari Kurz të mbante konferencën për shtyp, njofton albinfo.at

Kufizimet e daljes vazhdojnë të mbeten në fuqi nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Dyqanët tregtare do të hapen

Secili person që do të jetë brenda një dyqani është i obliguar të jetë i pajisur me maskën FFP2 dhe për secilin konsumator novojitet hapësirë prej 20 metrash katrorë.

Këto rregullore duhet të zbatohen po ashtu edhe për muzetë, bibliotekat dhe kopshtet zoologjike.

Po ashtu nga data 8 shkurt, lejohen të hapen edhe sallonet e bukurisë duke përfshirë këtu frizerët, sallonet e estetikës, etj. Por, secili klient në hyrje është i obliguar të tregojë një test negativ i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 48 orë, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at.

Shkollat rifillojnë mësimin në klasa

Edhe shkollat do të hapen sërish. Në shkollat e ulëta dhe të larta, nga data 8 shkurt, mësimi do të bëhet me ndërrime.

Sidoqoftë, vetëm ata që mund të testohen nga koronavirusi lejohen të jenë të pranishëm në mësim,  të tjerët që nuk dëshirojnë të testohen, do të zhvillojnë mësim në distancë.

Testet e koronavirusit për nxënës do të zhvillohen në shkollë dhe këto do të mbahen 1 deri në 2 herë në javë.

Edhe mësuesit e kanë të obliguar të testohen çdo javë.

Të martën në orën 9:00 të mëngjesit Ministri i Arsimit Heinz Fassman do të mbajë një konferencë për shtyp dhe do të tregojë detajet e procesit mësimor.

Gastronomia mbetet e mbyllur

Të gjitha lokalet e gastronomisë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Edhe hotelet dhe ambientet e aktiviteteve të kohës së lirë, po ashtu.

Përveç kësaj do të vazhdohet me rregulla të ashpra dhe kontrolle edhe më të forta  kufitare për të parandaluar përhapjen e mutacionit të ri.

Organizimet private nuk lejohen

Organizimet në sektorin privat nuk do të lejohen të mbahen. Për momentin qeveria lejon vetëm takime në maksimum të dy familjeve (deri në 4 persona). Prandaj organizimet private, party-t janë të ndaluara.

Nëse rregullorja për bartjen e maskës FFP2 nuk zbatohet, atëherë do të merrni një gjobë prej 90 eurosh (në vend të 25 eurove të mëparshme).

Qeveria austriake ka deklaruar se më 15 shkurt do të mbajë edhe një konferencë për shtyp për të treguar situatën dhe për të parë nesë janë krijuar kushtet për hapa të tjerë drejt lehtësimit të masave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments