12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaKronikë“Audi” me targa zvicerane ka goditur policët në afërsi të Negotinës mbi...

“Audi” me targa zvicerane ka goditur policët në afërsi të Negotinës mbi Vardar

Një veturë tip Audi me targa zvicerane ka përplasur dy policë mbrëmë rreth 25 minuta pas mesnate në kryqëzimin e Tremnikut në afërsi të Negotinës.

Sipas informacioneve të MPB-së, efektivët e policisë kanë tentuar të ndalojnë mjetin për shkak të dyshimeve për kontrabandë me emigrantë. Mirëpo vetura nuk është ndalur në shenjën e dhënë dhe ka goditur zyrtarët policorë, të cilët janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime trupore.

Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip i stacionit policor të Negotinës dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njofton MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments